Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve, dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit, duke u deklaruar se Kosova i bashkohet aleatëve të saj kundër këtij sulmi.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka deklaruar Osmani në platformën X. /Kosova.info/
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
