Osmani: Kosova dhe Polonia kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes së konsulatës së Polonisë në Kosovë.

Ajo tha se vendosja e marrëdhënieve konsullore është dëshmi e partneritet mes dy shteteve.

“Me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit. Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lajmin për hapjen e konsullatës e ka bërë të ditur, ministria e Punëve të Jashtme në Poloni, nga e cila është thënë se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore, më 8 nëntor të 2022.

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP