Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuan ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair. 

Postimi i plotë i Presidentes Osmani: 

Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. 

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada.

Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, të paqes dhe të sigurisë! /Kosova.info/


Go to TOP