Osmani: Kalabria sonte pa ngrohje për shkak të një avarie në rrjetin primar

Lagjja Kalabria në Prishtinë do të mbetet pa ngrohje sonte për shkak të një avarie të shfaqur në rrjetin primar të Termokos-it. Kryeshefi i ndërmarrjes, Fisnik Osmani, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.

“Jemi duke bërë përpjekje të mëdha që avaria të riparohet sa më shpejt. Deri në krijimin e kushteve teknike të nevojshme, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje,” ka shkruar ai.

Banorët e Kalabrisë pritet të kenë ngrohje sapo të rikthehet funksionaliteti i rrjetit. Termokos u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe siguron se po punohet për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit. /Kosova.info/


Go to TOP