Organizata e Vendeve Islamike mbështeti Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Deklarata shpreh mbështetjen për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, duke theksuar rëndësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar përsëritjen e krimeve të ngjashme.

“Konferenca përsëriti mbështetjen e kahershme të OIC për unitetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e BiH, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si një shtet plotësisht funksional dhe vetë-qëndrueshëm i aftë për të ushtruar kompetencat e tij dhe përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare, si dhe strukturën e saj multietnike, multikulturore dhe shumë-fetare”, thuhet në deklaratë. /Kosova.info/

Go to TOP