Opsionet për Krizën e Energjisë: Inflacioni varianti më shkatërrues
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Sipas tonit të ZRRE dje në intervistë, rritja është e “domosdoshme”. Me fjalë tjera, ata thoshin, “na jau rrisim gjithqysh çmimin” Dërgoni sa të doni komente e sa të doni konsultohemi. Nuk vlen asgjë.
Qikjo ZRRE e njëjta që gjatë fushatës thoshin “janë spekulime rritja e tarifave”. Në faqen e tyre ende e kanë komunikatën zyrtare që thuhet “janë spekulime këto”.
Tash a duhet dikush me menduar: A. Cili është efekti me i rritë tarifave për qytetarët dhe ekonominë; dhe B. Cili është efekti ekonomik me subvencionua direkt rritjen? C. Cilat rritje të kostove që i ka paraparë ZRRE mundem me u zvogëlua?
Nëse rritet çmimi i rrymës për biznese, ekonomi dhe familjet.. krijon inflacion. Pastaj krejt kosto e jetës rritet (varianti A). E nëse subvencionohet direkt kosto shtesë (varianti B) nuk gjenerohet inflacioni në ekonomi, se kosto e prodhimit dhe shërbimeve mbete e njëjta. Këto zgjedhjet të vendim-marrjes duhet me i konsiderua me kujdes!
Fundja paret janë të qytetarëve dhe bizneseve, nga taksat tona paguhet, jo nga xhepi i politikanëve e qeveritarëve. Duhet me menduar mirë, cili variant na kushton ma pak. Inflacioni e shkatërron ekonominë, opsioni i subvencioneve direkt të kostos shtesë jo.
Nga aspekt (socio) ekonomik, ma mirë është me pas më pak energji për konsumatorët familjar, sesa me u rritë kosto e jetës dhe me gjeneruar edhe një valë të inflacionit. Normal, bizneset duhet me i furrnizuar pandërprerë me çmime të përballueshme, se pa biznese s’ka shtet as ekonomi.
Efekti i inflacionit është varianti më shkatërrues për familjet dhe ekonominë dhe duhet me u anashkalua krahasuar me opsionet tjera që i kemi në dispozicion.
