KosovaTop Lajmi

Popovci: Nuk janë tekstet shkollore fajtore për rezultatet e PISA-s

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, lidhur me projektligjin për tekstet shkollore, ka thënë se tekstet shkollore nuk janë fajtore për rezultatet në testin PISA, por është një faktor ndikues.

Sipas tij, tekstet shkollore janë një faktor ndikues, por jo edhe determinantë kryesore në rezultatet e këtij testi.

Ai shtoi se MAShTI i përzgjedh recensentët, dhe ata siç thotë ai ndikohen nga shtëpia botuese.

Tutje theksoi se përgjegjësinë për tekstet shkollore e bartë autori, e pastaj edhe shtëpia botuese që e përzgjedh.

“Recensentët e kanë për detyrë të korrigjojnë gabimet në libra, por nganjëherë nuk e bëjnë siç duhet, por ata janë njerëz tanë, nuk janë të jashtëm”, ka thënë Pupovci.

Pupovcit, faji për cilësi nuk duhet të hidhet te recensentët, sepse ata punojnë me ata libra që i propozohen.

Ndër të tjera, tha se të drejtat autoriale duhet të kalojnë te Ministria e Arsimit.

“Nuk është problemi te shtëpia botuese, dhe te autorët, por te e drejta autoriale, ne duam që me këtë projektligj, të drejtat autoriale të kalojnë te Ministria e Arsimit, sepse bëhet një konkurencë e shëndoshë mes librave shkollorë”, ka përfunduar Pupovci.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort