Opozita serbe: A po shantazhohet Serbia apo Vuçiqi

Kryetari i Partisë Demokratike serb (PD), Zoran Llutovac dhe lideri i Lëvizjes serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq, kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë ftesë për konsultime me presidentin serb dhe se nuk e dinë se çfarë kanë refuzuar kur nuk kishte ftesë. “Vuçiq në adresimin e tij ka thënë se ai nuk është as autor dhe as bashkautor i propozimit për Kosovën, prandaj nuk është bashkëbiseduesi i duhur për të diskutuar për përmbajtjen e këtij teksti”, konsideron Llutovac.

Ndërsa Obradoviq ka thënë se “Ajo qasja “shteti jam unë”, “ejani t’ju shpjegojë babai, sepse ju jeni fëmijë të vegjël”, është fyerje e kuvendit popullor. A mund ta fusim presidentin në kornizën kushtetuese dhe të na përgjigjet: a është e shantazhuar Serbia apo është ai personalisht”, pyet Obradoviq.

Seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën pritet të mbahet më 2 shkurt. Në të, siç ka konfirmuar, do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë shikim të propozimit franko-gjerman ndërsa Vuçiqi thotë se i vjen keq që disa nuk e kanë kuptuar atë.

E kush e kuptoi presidentin?

“Nuk kemi marrë ftesë”. E pamë atë që panë të gjithë qytetarët në adresimin e drejtpërdrejtë. Vuçiq kishte thënë se e ka marrë propozimin dhe se ata kanë thënë – ne kemi përpiluar gjithçka, shikoni se çfarë do të bëni me propozimin. Vuçiqi, pra, ka pranuar se nuk ka marrë pjesë në hartimin e këtij propozimi dhe thotë se ai është sekret. Dhe pastaj thotë se do të ftojë partitë. Por nëse ai nuk është autor apo bashkautor, atëherë nuk është bashkëbiseduesi i duhur me të cilin duhet të diskutojmë për përmbajtjen e atij teksti”, ka thënë Llutovac për N1.

Dhe ka shtuar se nëse dokumenti është sekret, ndërsa Vuçiqi tani dëshiron t’ia komunikojë opozitës, atëherë duhet t’ia komunikojë të gjithë qytetarëve.

Edhe Obradoviq thotë se nuk ka pasur thirrje për konsultime.

“Nuk kemi marrë ftesë, kështu që kjo që sot po pretendohet se askush nuk ka dashur të vijë në këto konsultime është e pakuptueshme. Në anën tjetër, besoj se konsultimet reale janë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, por është gjithashtu e diskutueshme nëse do ta marrim këtë propozim në letër, që të dimë se për çfarë po flasim”, ka theksuar ai.

Obradoviqin e shqetëson qasja e Vuçiqit.

“Kjo qasje “shteti jam unë, ejani t’ju shpjegojë babai se ju jeni fëmijë të vegjël” është fyerje e parlamentit serb. “A mund ta sjellim presidentin në kornizën kushtetuese dhe ai të na përgjigjet: a shantazhohet Serbia apo po shantazhohet ai personalisht”, ka thënë Obradoviq.

“Nëse po shantazhohet Serbia, është normale të vijë e t’i tregojë të gjithëve se me çfarë po shantazhohemi”, dhe vendimi merret në përputhje me rrethanat.

Llutovac shton gjithashtu se Vuçiq nuk duhet të konsultohet me opozitën, por çdo plan ta prezantojë në parlament, aty ku duhet.

Në lidhje me çështjen e bashkimit kombëtar që përmendet, Obradoviqi pyet: Për çfarë?

“Për çfarë duhet bashkimi kombëtar? “Për ruajtjen e Kosovës apo njohjen e “shtetit të rremë” të Kosovës”, ka pyetur ai.

Nga ana tjetër, Llutovac thotë se para bashkimit kombëtar për Kosovën duhet të arrihet një konsensus kombëtar nëse duam shtet të organizuar.

“Sepse nëse nuk e kemi, ai vend është i dënuar dhe do të dështojë me ose pa Kosovën. Nuk bëhet fjalë për ndonjë finesë, por është çështje e mbijetesës së këtij vendi”, thotë ai.

Llutovac thotë se Kosova mund të bëhet e pavarur në dy mënyra:

“Me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nënkupton se nuk ka veto nga Rusia dhe Kina, dhe nga ana tjetër, me pëlqimin dhe lejen e Serbisë, dhe këtu vetoja e humb kuptimin. Dhe nëse Serbia e njeh Kosovën, atëherë ky është një skenar i pranueshëm edhe për Spanjën e cila nuk do ta njohë kurrë Katalonjën, por kjo ndryshon perspektivën e shikimit të Serbisë”, thotë ai.

Obradoviq thotë se nëse Vuçiq është shantazhuar, ai duhet të largohet për ta çliruar Serbinë nga shantazhet. Nëse kemi kërcënime reale, le të dëgjojmë kush po na kërcënon, me çka po na kërcënon, çfarë thonë qytetarët… Ndërsa 80 për qind e qytetarëve janë kundër anëtarësimit në BE nëse duhet të heqim dorë nga Kosova”, ka pretenduar ai.

Llutovac, nga ana tjetër, beson se “nuk na duhen sanksione më të mëdha se Vuçiqi”.

“Nuk kemi nevojë për sanksione më të mëdha se Vuçiqi. Ne do të kërkojmë që ai të japë llogari, të thotë saktësisht se çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë dhe pse nuk e ka bërë. Ai si problemi më i madh i shtetit të Serbisë do të ndihmojë më së shumti nëse nuk është pjesë e këtij problemi. Sepse ky nuk është një vend ku sundojnë ligjet”, ka thënë Llutovac.

Go to TOP