Kjo nuk durohet, Gjokoviqi duhet përjashtuar

Tema kryesore në “Australian Open” nuk është tenisi por një skandal i madh i Gjokoviqëve. 

Foto e babait të Novakut, Srgjan Gjokoviqit me tifozë rusë, të cilët e kishin shkronjën “Z” në bluzë, ku e mbante një flamur rus në duar me një foto të Vladimir Putinit.

Siç raporton “The Guardian”, si dhe gazetarë të njohur të tenisit nga SHBA, babai i tenistit serb ka bërë një foto me një burrë që mbështet Rusinë dhe Vladimir Putinin. 

Skandali

Në fakt Srgjan Gjokoviqi ka pranuar të bëjë një foto me një burrë që ka shkronjën “Z” të shkruar në këmishën e tij dhe mban një flamur rus me një foto të njeriut të parë të Rusisë, Vladimir Putin (ndërsa thotë gjithashtu: rrofshin rusët).

Për shkak të të gjitha këtyre zhvillimeve, “Tenis Australia” njoftoi dhe paralajmëroi lojtarët për sjelljen e tyre:

“Një grup i vogël njerëzish shfaqën flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan sigurinë pas ndeshjes të së mërkurës mbrëma.

Ata janë hequr. Lojtarët dhe ekipet e tyre janë informuar për flamuj dhe simbole për të shmangur çdo situatë përçarëse.

Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me agjencitë e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në deklaratë.

Novak Gjokoviqi apo babai i tij, nuk është hera e parë që bëjnë gjëra të tilla provokuese dhe duhet të përjashtohen nga çdo garë ndërkombëtare. 

Ky është skandal i madh që u shkaktua nga Gjokoviqët, duke përkrahur agresorin rus.

Go to TOP