Opozita e bllokon Kuvendin, largohet kutia e votimit

Partitë opozitare po vazhdojnë me zhurmën dhe fishkëllimat si shenjë protestimit ndaj mazhorancës për mos-themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë elektrike.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje caktoi për anëtar Sali Zybën për numërimin e votave të deputetëve për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, deputetë të opozitës larguan kutinë e votimit në tavolinën në afërsi të foltores së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kësisoj ka njoftuar për ndërprerjen e seancës plenare deri në ora 14:00.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi që të zhvillohet një takim me anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit.

E gjithë kjo po bëhet nga ana e opozitës si formë pakënaqësie për mos-themelimin e komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike. 

Go to TOP