Çitaku nga Haga: Pas vizitës tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së bashku me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.
Në një postim në Facebook, Çitaku shkruan se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahen peng në Hagë.
Megjithatë, sipas saj, pas vizitës tek Thaçi, shprehet se kanë dalur optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.
Ky është njoftimi:
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.
Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.
Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin.
