Kosova.info

Ja çka i kërkon partive opozitare deputeti i AAK -së?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha,u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të pezullojnë çdo veprim pasi nuk po merren parasysh nga qeveria.
“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu ai tha se kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë, është duke punuar që kryeministrit Albin Kurti, t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë.

“Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë, është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë, bisedimet, asociacioni, dimri, Vettingu”, thotë mes tjerash deputeti i opozitës.

Ai po ashtu i është drejtuar Kurtit me këto fjalë: “Kryeministër i ke 51%, qeveris me vendin mos dezerto. Pikë”.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort