‘Ca kokrra rrushi në Presidencë’, Vjosa Osmani i pret në zyre organizatorët e ‘Hardh Fest’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë organizatorët e festivalit “Hardh Fest”.
Pamjet nga pritja që u ka bërë Osmani janë publikuar në faqen zyrtare të festivalit, ku shihet se i kanë dërguar Osmanit edhe një pako me rrush.
“Ca kokrra rrushi në Presidencë ”, është përshkrimi që u është vendosur këtyre fotove, e që është edhe slogani i festivalit për këtë vit.
Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj dhe do të mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec.

