Omicroni përhapet në të gjitha rajonet e Gjermanisë

Sipas institutit “Robert Koch”, varianti Omicron i koronavirusit tashmë është përhapur në të gjitha 16 rajonet e Gjermanisë, ndonëse varianti Delta ende mbetet mbizotërues.

Drejtori i këtij instituti, Lothar Wieler, tha se përhapja e variantit të ri është mbresëlënëse sa i përket shkallës së saj. “Disa persona mund të infektohen në të njëjtën dhomë me një person të infektuar dhe shumë prej tyre gjithashtu sëmurën”, sqaroi ai.

Ëieler shtoi se ky nivel i përhapjes së variantit të ri është tërësisht ndryshe nga Delta. Varianti Delta ka qenë mbizotërues në Gjermani që nga vera, shkruan The Local.

Sipas institutit “Robert Koch”, Gjermania deri të enjten ka regjistruar rreth 3.2000 raste të variantit Omicron dhe shumica e tyre janë regjistruar në javën e fundit.

Të dhënat qeveritare tregojnë se personat që janë prekur më së shumti nga varianti i ri janë ata të grupmoshës 15 deri 34 vjeç me gati 1.500 të infektuar, ndërsa pas tyre radhitet grupmosha 35 deri 59vjeç me 1.050 raste deri më tani. Rajoni me më së shumti raste të variantit Omicron deri më tani është rajoni perëndimor, Nordrhein-Westfalen.

Të mërkurën, drejtori i institutit për sëmundje ngjitëse paralajmëroi se sistemi shëndetësor mund të stërngarkohet, nëse vala e Omicronit nuk ngadalësohet me masa më të ashpra kufizuese.

Go to TOP