Olti Behluli e Sara Hoxha dhe Arti Karabaxhaku e Taibe Ruli Kampion të Kampiotatit Individual të Kosovës për U11 dhe U15

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U11 dhe U15. Salla dukej e vogël nga numri i madh i të rinjve të cilët shfaqën entuziazmin e madh të tyre për sportin e pingpongut duke i zhvilluar ndeshjet me shumë rivalitet por në një frymë sportive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.

Garat filluan me ndeshjet e çifteve të përziera, të paraqitur ishin 16 çifte që i zhvilluan ndeshjet në sistem eliminimi. Në finale çifti Arti Karabaxhaku / Donika Dema pas një ndeshje të barabartë triumfuan ndaj Ron Kolloni / Taibe Ruli me rezultat të ngushtë 3:2

U vazhdua me çifte femra me 15 çifte të paraqitura, në finale çifti Taibe Ruli / Tana Çitaku fituan me 3:1 ndaj çiftit Elsa Behluli / Maxhire Sojeva.

Tek çiftet meshkuj ishin të paraqitur 20 çifte, në finale Akil Mahmuti / Ron Kolloni fitoi me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj çiftit Arti Karabaxhaku / Resul Kude

Në kategorinë e meshkujve U11, 18 të paraqitur, ashtu siç pritej favorit i kësaj kategorie ishte Olti Behluli i cili në finale u ndesh me Rejan Krasniqin ndaj të cilit fitoi me rezultat 3- 0 dhe u shpall kampion i kësaj kategorie. Në kategorinë e femrave U11, 11 të paraqitur, finalja ishte më dramatike ku u takuan Sara Hoxha dhe Lira Hashani të cilat treguan lojë shumë të mirë dhe në fund Sara Hoxha arriti që të triumfoj me rezultat të ngushtë 3-2.

Në kategorinë e meshkujve U15, 56 të paraqitur, pati shumë ndeshje interesante deri në finale ku u takuan dy djelmoshat nga Prizreni, Arti Karabaxhaku dhe Akil Mahmuti të cilin e fitoi Arti me 3:0. Në kategorinë e femrave U15, 37 të paraqitura, favorite ishte Taibe Ruli e cila në finale nuk lejoi befasi e fitoi me rezultat 3:1 ndaj Ajola Behlulit.

REZULTATET

Çifte të përziera

  1. Arti Karabaxhaku / Donika Dema
  2. Ron Kolloni / Taibe Ruli
  3. Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva
  4. Elsa Behluli / Olti Behluli

Çifte të femra

  1. Taibe Ruli / Tana Çitaku
  2. Elsa Behluli / Maxhire Sojeva
  3. Ajola Behluli / Jona Hashani
  4. Anduela smajli / Verore Beqa

Çifte të meshkujve

  1. Akil Mahmuti / Ron Kolloni
  2. Arti Karabaxhaku / Resul Kude
  3. Amant Sejdiu / Ibrahim Maloku
  4. Blend Kiseri / Land Osmani

U11 Femrat

  1. Sara Hoxha
  2. Lira Hashani
  3. Feroza Smajli
  4. Rita Kurdija

U11 Meshkujt

  1. Olti Behluli
  2. Rejan Krasniqi
  3. Ari Bajrami
  4. Jon Ademi

U15 Femrat

  1. Taibe Ruli
  2. Ajola Behluli
  3. Elsa Behluli
  4. Maxhire Sojeva

U15 Meshkujt

  1. Arti Karabaxhaku
  2. Akil Mahmuti
  3. Amant Sejdiu
  4. Eron Karabaxhaku

Aktivitetet e ardhshme

Me 9 prill janë paraparë të organizohen garat ekiporet në ligën e parë të meshkujve dhe të femrave si dhe në ligën e dytë të meshkujve. /Kosova.info/

Go to TOP