52-vjeçari humb jetën në një vetaksident në Suharekë

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:06.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë. Si pasojë e vetaksidentit, ai pësoi lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht se mori trajtim mjekësor, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Go to TOP