Odalloviq për rastin e Dragica Gashiqit: Turp të sulmohet një grua që s’rrezikon askënd

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur, Veljko Odalloviq, deklaroi se “është turp për fqinjët e të kthyerës së parë serbe në Gjakovë, Dragica Gashiq, që të lejonin që të abuzohet me një grua që nuk shqetëson askënd”.

Odaloviq i tha RTS se shpreson që siç tha ai “pas të gjitha presioneve dhe fushatave që janë duke u zhvilluar, agonia e kësaj gruaje serbe, e cila nuk rrezikon kurrë askënd, do të ndalet dhe se bashkësia ndërkombëtare do të reagojë”.

Ai theksoi se “Kosova është nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe se Rezoluta 1244 është e gjallë”, transmeton Klankosova.tv.

Komuna e Gjakovës ka dorëzuar ditë më parë një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.

Go to TOP