Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Maltës forcojnë partneritetin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maltës, William Spiteri Bailey, kanë zhvilluar një takim online për të diskutuar perspektivat e reja të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Takimi u mbështet nga Ambasadorja e Maltës në Kosovë, Dr. Juliana Scerri Ferrante, e cila theksoi rëndësinë e këtij partneriteti dhe mundësitë që ofrohen për bizneset kosovare dhe malteze.

Palët u dakorduan për të shtuar bashkëpunimin përmes organizimit të forumeve të përbashkëta të biznesit dhe takimeve B2B, qoftë në Kosovë apo në Maltë, duke synuar krijimin e mundësive të reja për investime, rritje dhe prosperitet për të dyja ekonomitë.

Rafuna dhe Bailey theksuan se ndërtimi i urave të reja të bashkëpunimit ekonomik është hap i rëndësishëm për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për nxitjen e partneriteteve të reja mes komuniteteve të biznesit. /Kosova.info/


Go to TOP