Obusët amerikanë me ndikim në luftën në Ukrainë

Ushtria ukrainase ka nisur të përdorë në mënyrë aktive obusët 155-milimetërsh, të cilët Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Ukrainës.

Kjo artileri me rreze të gjatë veprimi veçse ka pasur ndikim në shkëmbimin e zjarrit me forcat ruse në lindje të Ukrainës.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë Maryan Kushnir ka vizituar pozicionet në vijat e frontit më 6 qershor dhe ka biseduar me ushtarët që po luftojnë me trupat ruse në rajonin e Donjeckut.

Go to TOP