NYT: Trump synon të takohet me Putinin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

Sipas një raporti të “New York Times”, Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të takohet personalisht me presidentin rus, Vladimir Putin, brenda javës së ardhshme. Pas këtij takimi, ai synon të organizojë një takim trepalësh me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Rusët shprehën dëshirën e tyre për t’u takuar me Presidentin Trump dhe presidenti është i hapur për t’u takuar, si me Presidentin Putin ashtu edhe me Presidentin Zelensky. Presidenti Trump dëshiron që kjo luftë brutale të marrë fund”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një deklaratë.

Gazeta, duke cituar burime të informuara, bën të ditur se Trump i ka njoftuar udhëheqësit evropianë për planet e tij gjatë ditës së sotme. Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Go to TOP