Nxënësit e klasës së parë në Magure nuk shkojnë në shkollë, numri i madh në klasa
Nxënësit e klasës së parë në shkollën “Haradin Bajrami” në Magure të Lipjanit kanë bojkotuar mësimin tash e 4 ditë.
Këtë veprim ata e bënë me urdhër të prindërve të cilët edhe protestuan, këtë të premte.
Shkak u bë numri i madh i nxënësve në klasë (41). Të njëjtit po duan që klasa të ndahet në dy paralele dhe të punësohet edhe një mësuese.
Por, kjo nuk duket të jetë zgjidhje fortë e afërt, meqë drejtori i arsimit në këtë komunë, Rasim Hasani, tha se e kanë të pamundur të punësojnë dikë deri në shtator.
Të njëjtit po shohin mundësinë për gjetjen e një mësuese-ndihmëse, të paktën përkohësisht.
