Nxënësi problematik duhet të risocializohet e jo të rrahet
Shkuan: Besim XANI
Nxënësit mund të bien në konflikte me njëri-tjetrin, për shërbimin profesional të sjelljes nuk është çudi ato ndodhin. Mosha e tyre i prodhon ato konflikte verbale dhe fizike, shto këtu joedukimin familjar dhe të shkollës fillore, atëherë kjo është sjellja e tyre. Misioni i profesorit është të çmësoj atë sjellje joedukative, nxënësin duhet mësuar që ai ti pranoj rregullat e shkollës si dhe të ketë sjellje sociale me nxënësit përndryshe grupi i nxënësve nuk e pranon një nxënës me sjellje devijante! Ky është kriteri i parë për risocializim, në asnjë mënyrë fyerjet e mos të flasim për rrahje siç e pamë sot në rrjetet sociale, një rast që kishte ndodhe në një shkollë të kryeqytetit… “shkolla duhet të jetë shtëpi gëzimi” thotë një pedagog italian, për fat të keq në mungesë qasje atmosfera në shkolla është atmosferë policore e papranueshme. Nuk besoj që një nxënës problematik që nuk risocializohet vetëm duhet qasja e mirëkuptimit ndaj një nxënësi problematik, ai nuk është fajtor për sjellje asociale, fajtore është ambienti i familjes, rrethi, ku është rritur dhe i shkollës, “sjellje e individit është rezultat i të mësuarit” thonë bihevioristët amerikan atëherë çdo sjellje anarkiste duhet biseduar me atë nxënës për të mësuar se ajo sjellje në shkollë në raport me nxënësit dhe profesorët është e papranueshme. Nëse vazhdon me këtë sjelljeje me bashkëpunim me prind me shërbim profesional, psikolog, pedagog, sociolog dhe drejtor, situata jam i sigurt 100% përmirësohet do të thotë nxënësi risocializohet, e jo të përdoret dhunë ndaj nxënësit. Dhuna e thyen karakterin e nxënësit dhe ti vetë e krijon një nxënës asocial, profesorët po harrojnë se nxënësit vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë ata duhet edukuar dhe arsimuar, ne nuk guxojmë të krijojmë vetëm profesionist por edhe qytetarë sepse në fund, “misioni i shkollës së mesme është edhe formimi i qytetarit” thotë filozofi amerikan Xhon Djuj, duhet ndalur fyerjet dhe dhuna ndaj nxënësve sepse ata ende janë fëmijë nuk kanë maturuar. Nëse ju profesor nuk bëheni model për nxënësit atëherë kush bëhet? nxënësit kanë nevojë për profesor profesionist dhe human me takt social e jo profesor gangster që e sulmon nxënësin, kjo situatë nuk krijon dashuri ndaj shkollës por urrejtje ndaj saj.
*Autori është profesor i sociologjisë dhe filozofisë
