Nushi i PSD-së: Martin Berishaj nuk duhet të pres të shkarkohet
Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka thënë se, rasti i Ambasadorit Martin Berishaj i kalon përmasat e një afere.
Sipas tij ky është ende fillimi i skandalit. Sipas tij, kjo është më shumë se një aferë sepse ka informacione të shumta.
“Martin Berishaj është mik i Albin Kurtit. Këtë e di sepse e kam parë sa kam qenë në partinë LVV, e kam takuar s’di sa herë”, ka deklaruar ai.
Sipas Nol Nushit, ai më se paku është profesor sepse më shumë është biznesmen, duke shprehur habi se si po e mbrojnë Presidentja edhe Kryeministri.
“Berishaj ka një kompani ku ai është i vetmi punëtor, është ai edhe si ka mundësi të ketë një kompani me 600 mijë euro qarkullimi…Ai duhet të jap dorëheqje para se të shkarkohet”, ka pyetur Nushi.
“Kurti e di që miku i tij Martin Berisha ka kompani të pa deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, andaj sipas tij, ”kryeministri i Kosovës, është i ndikuar ideologjikisht, kur anëtarët e pushtetit bëjnë gabime, ata nuk i shohin sikur gabime, por bëjnë gardhin e mbrojtës duke i sulmuar mediat”.
