Numri i viktimave nga tornado shkon në mbi 70, pamje që tregojnë se çfarë i bëri stuhia një magazine të Amazon në Illinois

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës.

Sipas medieve të huaja, Andy Beshear tha se shifra mund të rritet deri në 100 në ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Ndërkohë disa dyshohet se kanë vdekur vetëm brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Në anën tjetër, të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.

Siç bëhet e ditur, punëtorët u bllokuan brenda një magazine të Amazon në Illinois pasi çatia e saj u shemb nga stuhitë vdekjeprurëse.

Magazina në Edwardsville në Illinois jugor u dëmtua gjatë një tornadoje të premten mbrëma.

Go to TOP