Numërohen të gjitha votat në Gjilan, ky është rezultati final

Janë numëruar 100% e votave në Komunën e Gjilanit.

KQZ pak minuta më parë ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të gjitha votat në këtë komunë janë numëruar.

Pas numërimit të votave, del se Alban Hyseni nga radhët e VV’së është i pari me 44.43% të votave, i ndjekur nga Lutfi Haziri i LDK’së me 43,81%.

Në vendin e tretë është Leonora Morina Bunjaku e PDK’së me 8.24%, kurse në vendin e katërt renditet Nazim Gagica i AAK’së me 2.45%.

Në këtë Komunë do të ketë balotazh mes Hysenit të VV’së dhe Hazirit të LDK’së.

Ja rezultati final:

Go to TOP