Numërohen 20% e votave me postë për Prishtinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para nga votat me postë të numëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 12 tetorit në Komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave nga rreth 20 për qind e fletëvotimeve të numëruara, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, prin me 47.31 për qind të votave, që përkthehet në 88 vota.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, me 30.65 për qind ose 57 vota. Pas tij vjen kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, me 16.13 për qind ose 30 vota.

Ndërkaq, kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Besa Shahini, dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, kanë marrë nga 2.15 për qind ose katër vota secili. Kandidati i pavarur, Fatmir Selimi, ka siguruar 1.08 për qind ose dy vota.

Sipas KQZ-së, gara për kryetar të Prishtinës do të vendoset në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët kryesorë nuk e ka kaluar pragun prej 50 për qind të votave në raundin e parë. /Kosova.info/


Go to TOP