Nuk përmbahet bashkëpunëtorja e Kurtit, thyen hapur heshtjen zgjedhore

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka thyer heshtjen zgjedhore duke shkruar në Facebook.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se edhe sot, në zgjedhje komunale është “14 shkurti”.

Këtë koment ajo e ka bërë duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit kur VV fitoi mbi 50 për qind të votave.

Siç dihet, thyerja e heshjes zgjedhore është e dënueshme me gjobë.

“Edhe Sot Është 14 Shkurti! Nuk ka ndryshe, për ndryshim. DIL E VOTOOOOO!”, ka shkruar ajo. 

Go to TOP