Nuk ka kuorum, dështon mbajtja e seancës për sot
Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit e cila ishte thirrur për sot.
Pas mungesës së deputetëve për të filluar seancën nga ora 10:00, edhe seanca e shtyrë për orën 12:30 nuk pati kuorum.
Pas kësaj situate, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nuk ka mundësi sërish të vazhdohet seanca, duke e ndërprerë atë.
“Përsëri nuk vazhdon mundësia me vazhdu, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, ka deklaruar ai.
