Nuk iu hapën rrotat e përparme, avioni ulet me “hundë” në pistë

Një avion me 100 pasagjerë në bord është ulur me “hundë” pas një problemi me lëshimin e rrotave teksa përgatitej që të bënte uljen.

Fluturimi Delta 1092, një Boeing 717, ishte nisur nga Atlanta rreth orës 7.25 të mëngjesit me orën lokale dhe pritej që të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Charlotte Douglas.

Megjithatë, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin fluturues, i cili u ul me “hundë” teksa ekipet e shpëtimit nxitojnë që të ndihmojnë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Për fat të mirë, asnjë nga 96 pasagjerët apo 5 punonjësit e Delta-s nuk pësuan lëndime si pasojë e incidentit.

Piloti arriti që ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht avionin. Tashmë ka nisur një hetim që pritet të hedhë dritë se përse rrotat e parme të avionit nuk u hapën në kohë.

Go to TOP