“Nuk është bërë asgjë gjatë 20 vjetëve”, Fatmir Limaj i reagon ashpër Kurtit

Kryetari i nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti për deklarata që për 20 vite nuk është bërë asgjë në Kosovë. Limaj ka thënë se ky narracion për Kosovën është i turpshëm.

Kryetari i Nismës deklaroi se Kosova para 20 vitesh ka qenë e shkatërruar dhe pa asgjë.

“Që të jemi të qartë e që ky është i turpshëm për Kosovën, ky narracion që po bëhet është i turpshëm. Jo për ata por për vendin është e turpshme për neve si vend. Së pari para 120n vjetërve nuk ka pasur asgjë Kosova, bash asgjë. Para 20 vjetëve ne e kemi gjetur Kosovën shkrumb, të okupuar e shkatërruar. Kosova prej 89` deri në 99` ka qenë pa asnjë institucion, e shkëputu, në 99` Kosova është gjetur shkrumb e shkatërruar. Kosova s’ka pasur kurrgjë para 20 viteve, bash kurrgjë hiç. Çfarë shembulli jeni tu e marr ti”, ka thënë ai.

Ai tha se është krenar për zhvillimin që ka arritur vendi për 20 vite. Kjo pasi sipas tij çdo gjë është ndërtuar nga zero.

“Ne jemi krenar që këtë vend nga pluhuri, shkrumbi, terrori, okupimi  nga dhuna nga asgjë, nga minus zero, dalëngadalë me miq tanë ndërkombëtar, sepse 10 vjeteshin e parë e kanë pasur UNMIK, 1999-2008, edhe pak pas 2008 dhe pastaj nga 2008 Kosova, shqiptarë, shumica e kanë sjell ku është sot. Për çfarë krahasimi po bëni ju. Për çfarë 20 vjeçar po folni. Kjo tregon që ata nuk e njohin historinë e Kosovës dhe nuk kanë lidhje me të kaluarën e vendit të tyre. Kur ky vend ka qenë shkrumb para 20 vitesh ata nuk kanë qenë hiq në Kosovë”, ka thënë Limaj .

Go to TOP