Novi Pazar: Vrau nusen para shtëpisë së familjes, dhe u vetëvra

I moshuari J. E., dyshohet se ka vrarë nusen e tij pas një sherri të shkurtër, e më pas edhe veten para shtëpisë së familjes në fshatin Crnoçë të Serbisë.

Në këtë fshat mes Novi Pazarit dhe Tutinit, vendasit thonë se bëhet fjalë për një grua të këndshme, nënë e një djali tetë vjeçar, i cili në momentin e vrasjes ishte në shkollë.

Burri i saj dhe vëllezërit e tij janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit. Në momentin e tragjedisë, vjehrra ndodhej në një fushë, jo shumë larg shtëpisë.

Sipas fqinjëve, i dyshuari për krimin është kthyer së fundi nga spitali ku është operuar dhe dyshojnë se ka pasur edhe probleme mendore.

“Në lagje kanë dëgjuar fillimisht tre të shtëna, e më pas pas disa minutash edhe një tjetër”, raporton RTV Novi Pazar.

Me ftesë të fqinjëve, menjëherë kanë mbërritur pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Novi Pazarit, e më pas edhe prokurori publik. Kanë ardhur edhe mjekë të ambulancës nga Novi Pazari, të cilët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e të dy personave. Një hetim për këtë ngjarje është duke u zhvilluar, raporton Blic.

Go to TOP