Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi ka në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rajonit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me përfaqësues nga komuniteti i biznesit ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi z.Miroslav Lajçak.

Në këtë takim shumë konstruktiv u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për zgjidhje praktike të problemeve të cilat po e ngadalësojnë këtë proces. Përfaqësues nga komuniteti i biznesit gjatë takimit adresuan të gjitha barrierat jo-tarifore për produktet kosovare, të vendosura nga Serbia.

I dërguari special i BE-së z. Lajçak dhe përfaqësues të komunitetit biznesor të Kosovës, në takimin e parë mes tyre, mes tjerash diskutuan dhe u dakorduan për rëndësinë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi ka në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rajonit. /Kosova.info/

Go to TOP