Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Superliga e futbollit vazhdon edhe sot me tri ndeshje të tjera.
Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te Drenica.

Skuadër kjo që po tregon një formë të mirë në futbollin elita kosovar.

Ballkani do kërkojë pikët e plota, pas humbjes dëshpëruese në garat evropiane, ndaj Sivasspor.

Malisheva pret në shtëpi sot Gjilanin.

Skuadra e Gjilanit nuk pritet të has në vështirësi, pasi Malisheva nuk po tregon lojë të mirë këtë edicion.

Llapi udhëton drejt Mitrovicës, për tu përballur me Trepça 89 këtë xhiro.

Kjo pritet të jetë një ndeshje e baraspeshuar, pasi ekipet kanë bilance pothuajse të njëjta me njëra-tjetrën.

Të gjitha këto tri takime zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Go to TOP