Wilder rikthehet me nokaut ndaj Helenius

Deontay Wilder e mposhti Robert Helenius me nokaut në raundin e parë të luftës së rikthimit.
Wilder u kthye në ring më shumë se një vit pasi pësoi një humbje të dytë radhazi nga Tyson Fury që e pa atë të humbasë trilogjinë e tij.

Deontay Wilder festoi rikthimin e tij në ring me një mposhtje mahnitëse të Robert Helenius.

Amerikanit i mjaftoi vetëm një goditje e fuqishme për ta mposhtur finlandezin.

“Është e mrekullueshme të kthehesh në Brooklyn. Kjo arenë është si një shtëpi e dytë për mua,” tha Wilder.

“Ndihem shumë mirë të kthehem, kur dola nga avioni dhe vura këmbën time në tokë, ndjeva një energji të madhe. Ndjeva dashurinë dhe ndjeva mbështetjen dhe kjo ishte gjithçka që më duhej. E dija që do të ishte një natë e mrekullueshme për mua dhe ishte”, përfundoi ai.

Për Wilderin, kjo është fitorja e 43-të në boksin profesionist, derisa ka dy humbje dhe një barazim.

Nga 43 fitoret, Wilder 42 i ka me nokaut, teksa dy humbjet i ka ndaj Tyson Furyt.

Go to TOP