NLB Banka Prishtina shpërblehet sërish nga EBRD si “Banka më Aktive Emertuese në Kosovë”

NLB Banka sh.a. Prishtinë ka fituar edhe këtë vit çmimin prestigjioz “Most Active Issuing Bank in Kosova” në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (Trade Facilitation Programme – TFP) të organizuar nga European Bank for Reconstruction and Development.

Lajmin e bëri të ditur Yll Sejdiu, anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtina, i cili përfaqësoi bankën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Riga, Letoni.

Sejdiu u shpreh krenar për përfaqësimin e NLB Banka Prishtina në këtë ngjarje ndërkombëtare duke theksuar se çmimi është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të ekipit në mbështetjen e financimit të tregtisë, forcimin e partneriteteve dhe zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.

“Ky çmim pasqyron përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e fuqishëm të ekipit tonë në mbështetjen e financimit të tregtisë, forcimin e partneriteteve dhe kontributin në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai theksoi se ishte kënaqësi të merrte pjesë në ceremoninë e organizuar në Rigë, ku u mblodhën partnerë dhe institucione të rëndësishme financiare të përkushtuara për avancimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fund, Sejdiu falënderoi EBRD-në për vlerësimin e dhënë, si dhe kolegët dhe partnerët që kontribuuan në arritjen e këtij suksesi duke uruar të gjithë ekipin e NLB Prishtina për këtë njohje të rëndësishme ndërkombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP