Njohjet e reja, Gërvalla: Viti 2022 do të jetë “interesant” në këtë aspekt

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se ka më shumë se një iniciativë për të njohur shtetin e Kosovës dhe se sipas saj ky do të jetë një “vit interesant” në këtë aspekt.

Ajo tha se është parim që të mos flitet për emrat e shteteve derisa nuk janë zyrtarizuar njohjet.

“Sa i përket njohjeve të reja është parimi ynë që të mos flasim për to deri në momentin që janë zyrtarizuar. Kemi më shumë sesa një iniciativë në këtë drejtim, prandaj do të jeni të parët që do ta merrni vesh në momentin që të zyrtarizohet”, tha Gërvalla.

Ajo vlerësoi se procesi është i mirë dhe i shëndoshë.

“Procesi është i mirë dhe i shëndoshë dhe mua si ministre më bën optimiste që viti 2022 do të jetë një vit interesant edhe në këtë aspekt”, tha Gërvalla.

Go to TOP