Njihuni me “qenin më të shëmtuar në botë”, të sapokurorëzuar!

Një chihuahua e quajtur “Z. Fytyra e Lumtur” është kurorëzuar me titullin e Qenit më të Shëmtuar në Botë, në garën vjetore që mbahet në Kaliforni të ShBA-së.

Organizatorët e konkursit njoftuan se 17-vjeçari Z. Fytyra e lumtur, e adoptuar në gusht 2021 nga gruaja nga Arizona e quajtur Janeda Banelly, u emërua qeni më i shëmtuar në botë për vitin 2022.

Kjo garë synon të promovojë adoptimin e qenve që disa mund t’i konsiderojnë si më pak të këndshëm estetikisht.

Banelly mori çmimin prej 1.000 dollarësh dhe një udhëtim në Nju Jork për t’u shfaqur në emisionin Today të televizionit NBC.

“Unë besoj se ky shpirt i përulur është gjithashtu një shembull, në mënyra delikate për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se edhe qentë e vjetër kanë nevojë për dashuri dhe një familje”, shkroi Banelly në biografinë e qenit të saj.

Ajo tregoi se menjëherë kishte “rënë në dashuri” me qenin, pavarësisht se i thanë që mund të mos ketë shumë kohë për të jetuar për shkak të moshës së tij të shtyrë dhe problemeve të shumta shëndetësore.

“Ai ishte krijesa më e lumtur që kisha takuar ndonjëherë. U afrua me mua dhe më zgjodhi. Unë u zotova atë ditë se ai do të jetë aq i dëshiruar sa kurrë nuk do ta kujtoje se sa e tmerrshme kishte qenë jeta e tij e mëparshme”, deklaroi pronarja e qenit, Janeda Banelly.

Go to TOP