Një termet tjetër godet Sarajevën
Një tjetër tërmet ka goditur sot Sarajevën rreth orës 18:00.
Sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë tre ballë të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, epiqendra ishte pesë kilometra në jugperëndim të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Tërmetet e kësaj fuqie zakonisht nuk shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.
Ndryshe, një tërmet i fuqishëm goditi Sarajevën në mëngjesin e sotëm, përkatësisht në ora 9:20.
Ishte një tërmet me fuqi prej 4.2 Rihter. Epiqendra ishte regjistruar 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometra.
