Një shtëpi në Vushtrri kaplohet nga zjarri, raportohen vetëm dëme materiale
Mbrëmjen e së enjtes, në Vushtrri një shtëpi është kapluar nga zjarri derisa janë raportuar vetëm dëme materiale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar se nuk raportohet për të lënduar.“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit”.“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar tutje Zahiti.
