​Një person ndalohet 48 orë në Skënderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Skënderaj pas raportimeve për një përleshje që kishte ndodhur në një lokal në Polac të kësaj komune.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe raportohet se një person ka pësuar lëndime dhe fillimisht është dërguar në emergjencë në Skënderaj për tretman mjekësor e më pas Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku sipas mjekëve lëndimet janë të natyrës së lehtë.

Pas tretmanit mjekësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast.

Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë fishekë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy gëzhoja dhe një predhë.

Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj të dyshuarit I.L. (48), shtetas i Kosovës, iniciohet rasti për veprat armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë.


Go to TOP