Javë me temperatura të larta dhe pa reshje shiu
Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00).
E hënë
Moti me diell dhe vranesira të pakta.
• Temperaturat minimale: 14 – 18°C
• Temperaturat maksimale: 33-37°C
• Era: e lehtë nga drejtimi i veriperendimit
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
• Temperaturat minimale: 12 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 31-35°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
• Temperaturat minimale: 14– 18°C
• Temperaturat maksimale: 32°C-36
• Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: 13 – 17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: nga verilindja, 1–4 m/s
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale: 13-17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 13.08.2025 | 14.08.2025 | 15.08.2025 | |||
| Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C6 | |
| Prishtinë | 17 | 35 | 16 | 35 | 16 | 35 |
| Pejë | 17 | 35 | 16 | 35 | 16 | 35 |
| Prizren | 18 | 36 | 16 | 35 | 17 | 35 |
| Gjakovë | 18 | 36 | 17 | 35 | 17 | 35 |
| Istog | 18 | 36 | 17 | 35 | 16 | 35 |
| Junik | 16 | 35 | 16 | 34 | 16 | 34 |
| Dragash | 14 | 32 | 13 | 31 | 13 | 31 |
| Ferizaj | 16 | 34 | 15 | 34 | 16 | 34 |
| Gjilan | 16 | 34 | 15 | 34 | 16 | 34 |
| Kamenicë | 16 | 35 | 15 | 35 | 16 | 35 |
| Besianë | 16 | 34 | 15 | 34 | 15 | 34 |
| Mitrovicë | 16 | 34 | 15 | 34 | 15 | 34 |
| Malishevë | 17 | 34 | 15 | 34 | 16 | 34 |
