Një person kanos zyrtarin policor në Pejë

Një person është arrestuar pasi që ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Pejë.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar, zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP