Do flemë një orë më pak apo një orë më shumë? Të dielën ndryshon ora, akrepat lëvizin…

Në natën mes të shtunës dhe të dielës ora do të kthehet 60 minuta prapa, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë.

Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta pas. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 tetor dhe të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.

Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qenë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.

Go to TOP