Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Një listë e përbashkët apo vazhdim i defaktorizimit dhe shpërbërjes etnike

Shkruan: Muharrem SALIHU

Përkitazi me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare në Serbi, të 17 dhjetorit 2023.

Zgjedhjet tani janë duke u afruar dhe kjo kërkon mobilizim të të gjithë shqiptarëve në Serbi. Ndaj të bashkohemi në një listë unike. Të bashkohemi për qytetarët, për vazhdimin e jetesës në Luginë; e vetmja rrugë për të nderur veten tonë, paraardhësit tanë, historinë, pronat dhe shtëpitë tona. 

Le t’a mbrojmë Luginën, strehën tonë!

Të ndarë e të përçarë, mbi baza politike e partiake, nuk i duhemi më as vetes sonë. Edhe pak vite e votuesit duhet t’i kërkojmë në varreza dhe kjo është një rrjedhojë e pashmangshme e përçarjes që askush prej nesh nuk duhet të ketë si synim.

Shumë prej nesh besojnë dhe veprojnë për një listë të përbashkët, e shumë të tjerë janë kundër kësaj rryme. Ata që pengojnë bashkimin nuk bëjnë tjetër veçse çojnë ujë në mullirin a atyre që nuk na duan në këtë vend. Me, apo pa vetëdije!

Mungesa e unitetit dhe mos bashkimi politik e partiak i shqiptarëve është interesi kryesor vetëm i palës që përndjek pamëshirë të drejtat tona.

Cili është synimi dhe interesi ynë? Duam që 17 dhjetori të shënojë fitore apo dështim? Rezultati varet krejtësisht nga vendimi që marrim tani. Ndaj mendohuni mirë.

Për të shënuar fitoren e shumëdëshiruar është e rëndësishme të sensibilizojmë të gjithë qytetarët, të kërkojmë bashkimin e të gjitha subjekteve dhe liderëve në shprehjen e plotë të kësaj formule.

Nga ana tjetër, të shthurur, do kemi si rezultat subjekte dhe organizata që shkatërrojnë më shumë se ndërtojnë.

Rrjetet sociale kanë një rol të një rëndësie të veçantë  dhe në vend që të tregojnë përralla apo t’i lënë hapësirë ankesave dhe mos pajtimeve, le të angazhohen në promovimin e një liste unike.

Le të shndërrohen në frymë inspiruese dhe pozitive për publikun e gjerë, të krijojnë mundësi bashkëbisedimi, shkëmbimi të ideve mes subjekteve politike, organizatave dhe figurave politike me një synim kryesor; përcaktimin e kandidatëve të një liste të vetme.

Shumë e thjeshtë për t’u realizuar: një kandidat për komunë, mundësisht me rotacion, duke u nisur nga Medvegja e cila pasqyron më së miri “politikbërjen” tonë deri më tani.

Të lëvizim nga vendi pra, të gjithë ne qytetarët e Luginës, të formojmë këshille organizativë, të debatojmë dhe të kërkojmë “konsensin” për listë të përbashkët.

Mbështetje të madhe presim të vijë edhe nga Tirana, Shkupi dhe veçanërisht Prishtina ku ka një numër të madh të qytetarëve të ardhur nga Lugina. Ata janë këtu, shumica rezidentë pa dokumente.

T’i lëmë mbas dore konfliktet që pengojnë bashkimin në një listë.

Ata që reagojnë kundër, përhapin thashetheme, denigrojnë, ankohen, mbrojnë këtë apo atë subjekt, kanë si qëllim të vetëm dështimin tonë, mos t’ua japim këtë kënaqësi. Le t’i refuzojmë!

Thirrja e vetme është kjo: TË BASHKOHEMI PËR LUGINËN, PËR NJË TË ARDHMË PAQËSORE E TË SIGURT, SIÇ E MERITOJMË.

Go to TOP