Një kosovar dyshohet se vrau një pronar të lokalit në Dyseldorf

Një kosovar 52-vjeçar dyshohet se ka vrarë një person në Dyseldorf të Gjermanisë. Lajmin e bën të ditur “Rheinische Post”, derisa vrasjen e ka konfirmuar policia gjermane.

“Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur në Herzogstrasse rreth orës 2:45 të mëngjesit. Sipas gjetjeve fillestare të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes një burri dhe pronarit të një lokali. Më pas debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, e ku më pas mysafiri qëlloi disa në drejtim të pronarit të lokalit. Sipas policisë bëhet fjalë për një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani. Për të vërtetuar 100 për qind se kush ishte autori, janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme”, shkruan “Rheinische Post”.

Tutje bëhet e ditur se policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka qëndruar në vendngjarje dhe nuk ka rezistuar.

Go to TOP