Pringpon/Luhet superliga e meshkujve Java 3-4 – rezultatet dhe renditja

Sot, janë zhviluar ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt në Superligën e Femrave dhe të Meshkujve.

Në Prizren, u luajtën ndeshjet e Superligës së meshkujve, dhe në bazë të rezultateve të arritura mund të thuhet se fituan, kryesisht skuadrat favorite.

Në tabelë vazhdon të prijë KPPP Lidhja e Prizrenit me pikë të plota, kurse KPP Ahmet Hoxha dhe KPP Gani Maloku ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë.

Ndeshja më interesante, sa i përket epilogut  pritej të ishte ajo ndërmjet KPP Liria nga Prizreni dhe KPP Priping nga Prishtina.

Kjo ndeshje, në fakt pati rivalitet të theksuar, por rezultati final tregon se prizrenasit, sot patën një ditë më të mirë dhe arritën fitore të vlefshme (4:1) ndaj rivalit direkt për kreun e tabelës.

Po ashtu vlen të përmendet edhe fitorja e lartë (4:1) e KPP Shkolla  Prizreni ndaj KPP Prishtina.

3Lidhja e prizrenitLiria40
PripingAhmet Hoxha40
DardaniaShkolla Prizreni41
PrishtinaGani Maloku41
4Ahmet HoxhaLidhja e prizrenit04
LiriaPriping41
Gani MalokuDardania14
Shkolla PrizreniPrishtina41
SUPER LIGA – MESHKUJT 2024
KlubiLFHPikëMINUS
1Lidhja e prizrenit44016:28
2Priping43113:57
3Prishtina43113:77
4Dardania43112:67
5Liria42210:96
6Shkolla Prizreni4135:135
7Gani Maloku4045:164
8Ahmet Hoxha4040:1641

Në Superligën e femrave, Derbi ndërmjet KPP Drita dhe KPP Prishtina përfundoi me rezultatin 4:0, në favor të gjilanasve, të cilat me lojën e treguar paralajmërojnë se do ta kenë fjalën kryesore në këtë Kampionat.

Drita i prin renditjes me pikë maksimale e ndjekur nga katërshja Ahmet Hoxha, Ahmet Hoxha MK, Prishtina dhe Vushtrria që të gjitha me vetëm nga një humbje të pësuar.

Tri skuadrat tjera, Juniku, Shpresa dhe Istogu mbajnë tri pozitat e fundit pa asnjë fitore. /Kosova.info/

3Drita FShpresa40
Ahmet Hoxha FPrishtina F24
Ahmet Hoxha MKIstogu40
Vushtrria FJuniku40
4Prishtina FDrita F04
ShpresaAhmet Hoxha F04
JunikuAhmet Hoxha MK14
IstoguVushtrria F04
SUPER LIGA – FEMRAT 2024
KlubiLFHPikëMINUS
1Drita F44016:18
2Ahmet Hoxha F43114:57
3Vushtrria F43112:57
4Ahmet Hoxha MK43112:67
5Prishtina F43112:67
6Juniku4043:164
7Shpresa4042:164
8Istogu4040:164
Go to TOP