Një i mitur në Leposaviq raporton në polici se është rrahur nga një burrë
Një i mitur në Soçanicë të Leposaviqit ka raportuar në polici se është rrahur nga një burrë.
Policia ka bërë të ditur se i mituri ka refuzuar tretmanin mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
