Një foshnje në Neonatologji kurohet me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se 52 pacientë janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 19 pacientë dhe një në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në klinika e Pediatrisë janë duke u trajtuar dy pacientë.

Ndërsa në klinikën e Gjinekologjisë, dy pacientë, atë të Neonatologjisë, një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy raste.

Ndërkaq, në spitalet e komunave të Kosovës janë të shtruar gjithsej 25 pacientë.

“Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Go to TOP