Një ditë pas tragjedisë në Jabllanicë, flasin familjarët

Një ditë pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, familjarët kanë folur për RTK.

Përparim Ademaj, familjar i viktimave, thotë se lajmin e trishtë për humbjen e jetës së tyre e kanë pritur shumë rëndë.

Ai tha se, pas njoftimit se fëmijët mund të jenë nën gërmadhat e objektit të shkatërruar, menjëherë kanë arritur në vendngjarje.

Ndërsa Bajrush Brahimaj, një nga personat e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes, ka treguar për RTK-në rreth ngjarjes dhe objektit, i cili kishte qenë i djegur.

Banorët thanë se, me mjete vetanake dhe eskavatorë, kanë filluar largimin e materialit dhe nxjerrjen e viktimave.


Go to TOP