Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda qëndron sot në Kosovë
Në Prishtinë të hënën në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej Finlandës dhe Irlandës.
Do të priten nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
E delegacioni do të kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministry i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Ky takim do të zhvillohet në objektin e Qeverisë, duke nisur në ora 08:45.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e tyre.
Comments